Foto ilustruese
Një 50-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Sarandë, pasi ra nga lartësia teksa po punonte.
Të lidhura
None found
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30.
Viktima është Edmond Kapo. Dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi Policisë
Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com/
