Akuzohet për blerje votash, Fredi Beleri prej 2 ditësh i shtruar në spitalin e burgut

Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, ndodhet prej dy ditësh në spitalin e burgut.

Burime bëjnë me dije se Beleri ka shfaqur probleme me zemrën. Fredi Beleri është arrestuar që prej 12 majit pasi akuzohet për blerje votash.

Më datë 25 maj KQZ i ka  mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit. .

Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet, ndërsa nga ana tjetër Kokaveshi kërkon masë më të butë se “arresti me burg”./albeu.com/ 


Shtuar 29.05.2023 11:39