Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e dy prej të pandehurve për çështjen e Inceneratorit të Fierit, Arben Dervishaj dhe Regan Merdani.
Avokatët e tyre kërkuan shpallje të moskopetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës, por GJKKO ka hedhur poshtë kërkesën.
Sipas SPAK Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar e dorëzuar pranë Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive, shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku janë siguruar përfitime të paligjshme në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro.
Gjithashtu, arkitekti dhe ndërtuesi Arben Dervishaj, ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali.