Karabinierët dhe zjarrfikësit e Castelmassa-s, prej dy ditësh janë duke kërkuar përgjatë lumit PO për një 38-vjeçar shqiptar të shpallur të zhdukur.
Mediat italiane raportojnë se në orët e vona të 27 majit bashkëshortja e 38-vjeçarit hqiptar ka denoncuar në polici zhdukejn e burrit të saj.
Ditën e dielë forca të shumta karabinierësh, zjarfikësish, zhytësish, por dhe helikokpterë kanë kërkuar për gjetjen e 38-vjeçarit shqiptar përgjatë lumit PO, por pa asnjë rezultat.
Kërkimet për gjetjen e tij do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.