Një varkë turistike 16 metra është përmbysur mbrëmjen e së dielës për shkak të një stuhie në liqenin Maggiore përballë Lisanzës, në komunën Sesto Calende.
Grupi, i përbërë kryesisht nga familje, po merrte pjesë në një turne turistik, kur papritur moti i keq shkaktoi përmbysjen e varkës.
Në bord ndodheshin 24 persona, 22 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.
Disa nga personat që ishin në bord arritën të shpëtonin veten. 3 persona janë zhdukur ndërsa 1 ka mbetur viktimë.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shtatë autoambulanca si dhe specialistë të zjarrfikësve dhe zhytësve nga Milano dhe roja bregdetare. Alarmi është dhënë nga një tjetër varkë e cila ka parë pasagjerët në ujë./Albeu.com./