Bayern Munich ka shkarkuar Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic menjëherë pas fitimit të titullit kampion, raporton Bild.
Ndërkohë specialisti i merkatos, Fabrizio Romano, bën të ditur se Jan-Christian Dreesen do të jetë CEO i ri i bavarezëve, ndërsa Kahn nuk ishte i pranishëm ditën e sotme në stadium.
Më parë, Kahn dhe Salihamidzic u kritikuan për vendimin e tyre për të shkarkuar Julian Nagelsmann.
? BREAKING: Bayern Munich have sacked both Oliver Kahn and Hasan Salihamidzic.
(Source: @kicker) pic.twitter.com/9jo80bRjJA
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) May 27, 2023
Pas ndryshimit të trajnerit, skuadra e Mynihut u eliminua nga Champions League, duke u mposhtur nga Manchester City në çerekfinale.
Gjithashtu, tashmë ish-drejtori sportiv, Salihamidzic konsiderohet fajtor për problemet me afrimet dhe largimet nga skuadra, ndërsa pika që mbushi gotën ishte mungesa e reagimit për të afruar një sulmues të kalibrit Leëandoëski pas largimit të polakut.