Përndoqi 18-vjeçaren për dy vite rresht, arrestohet i riu në Gjirokastër

Një 27-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi akuzohet se përndiqte sistematikishte për 2 vite një 18-vjeçare.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin F. M., 27 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në këtë Komisariat, është paraqitur bashkë me një gazetare të emisionit investigativ, një shtetase 18 vjeçe, e cila ka kallëzuar se 27-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore 2-vjeçare.

Materialet në ngarkim të shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Policia falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton që të denoncojnë në strukturat e Policisë, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe ligjor./albeu.com/