Ndonëse i ndodhur në burg, kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri, ka fituar zgjedhjet lokale në Himarë. Beleri ka fituar me një diferencë prej 19 votash ndaj kundërshtarit të tij, socialist, Jorgo Goro.
Beleri u arrestua një javë më parë nën akuzën e shit-blerjes së votave.
Sakaq pas fitores së tij, Beleri ka reaguar nga qelia. Nëpërmjet në postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku shënohet se është deklaratë e tij, Beleri shprehet mirënjohës për të gjithë ata që e votuan, duke thënë se demokracia fitoi.
Deklaratë e Fredi Belerit:
Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut.
/albeu.com/