Numërimi në Tiranë, Veliaj shkëputet nga kundërshtarët, si renditen kandidatët e tjerë

Ndërkohë që janë numëruar 60 kuti nga 941 në Tiranë, kandidati i majtë Erjon veliaj, vijon të thellojë diferencën me kundërshtarët e tij.

Pas numërimit të 60 kutive, Erjon Veliaj ka marrë 9420 vota ose e thënë ndryshe 55.675, kandidati i “BF”, Belind Këlliçi ka marrë 5551 vota, ndërkohë që po zhvillohet luftë  e”fortë” për vendin e tretë, mes kandidatit të PD, Roland Bejko që ka marrë 810 vota, dhe kandidatit të frontit të majtë, Arlind Qori, i cili ka marrë 808 vota.


Shtuar 15.05.2023 02:55