Tom Doshi nxjerr këshilltarë në Kamzë, sa mandate moren “BF” dhe PS: Si ndahen numrat

Rakip Suli është shpallur tashmë fitues në Bashkinë Kamzë me një rezultat të thellë ndaj Arjan Hoxhës së “Bashkë Fitojmë”.

Deri më tani, Rakip Suli është 10 006 vota më shumë se Arjan Hoxha dhe ky rezultat nuk mund të kthehet me numrin e kutive të palexuara që kanë mbetur.

Por si janë ndarë votat në Këshillin Bashkiak?

Sipas të dhënave të KQZ-së, PS ka marrë 43.78 për qind të votave duke shënuar deri më tani 20 këshilltarë, kurse Bashkë Fitojmë ka marrë 24.25% të votave duke siguruar vetëm 11 këshilltarë.

Ndarja e keshilltareve ne Bashkine Kamze

Ndërkohë, PD e Lulzim Bashës ka siguruar tre këshilltarë, kurse PSD e riorganizuar nga Tom Doshi ka nxjerrë dy këshilltarë me 2099 vota të marra.


Shtuar 14.05.2023 21:51