LIVE/ Vorën e merr zyrtarisht PS, Rakip Suli drejt një fitoreje të thellë në Kamëz, si paraqitet situata në Elbasan

Procesi i votimit në Shqipëri ka përfunduar prej orës 19:00, ndërsa rezultatet e para po dalin.

Rezultatet kanë dalë për tre bashkitë ku votimi dhe numërimi ka qenë elektronik, ndërsa në bashkitë e tjera sapo ka filluar numërimi.

Në bashkinë e Vorës ka dalë rezultati përfundimtar, ku fitues u shpall Blerim Shera i PS.

Blerim Shera (PS) – 9638 vota

Indrit Hoxha (BF) – 3471 vota

Nga ana tjetër në Kamëz kryeson po PS me kandidat Rakip Sulin, i cili po shënon një fitore të thelë ndaj Arjan Hoxhës.

Rakip Suli    (PS)    – 23657 vota

Arjan Hoxha (BF)    – 13698 vota

Bilbil Bajrktari (PD) – 1653 vota

Ndërsa në Elbasan, gara shfaqet e ethshme mes Gledjan Llatjas së PS dhe Luciano Bocit të koalicionit Bashkë Fitojmë, megjithasht Llatja kryeson.

Gledjan Llatja (PS) – 24962 vota

Luciono Boci (BF) – 20319 vota

22:08 – Lulzim Basha suprizon në Elbasan, si u ndanë këshilltarët për bashkinë

Gledjan Llatja kryeson në Elbasan me 55.19% të votive. Ndërkaq kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi ka arriur të sigurojë 44.81% të votave. Sipas të dhënave të bëra [ublike nga KQZ, janë numëruar votat në 155 qendra votimit nga 224 në total.

Por si janë ndarë votat në Këshillin Bashkiak?

Sipas të dhënave të KQZ-së, PS ka marrë 55.19 për qind të votave duke shënuar deri më tani 28 këshilltarë, kurse Bashkë Fitojmë ka marrë 44.81% të votave duke siguruar vetëm 13 këshilltarë.

Por në Elbasan ka surprizuar Partia Demokratike, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibejan, por kryetar të ligjshëm Lulzim Bashën.

PD ka arritur të marrë 12.93% të votave duke siguruar 7 këshilltarë.

22:01 –  Rezultatet në Kamëz, Vorë dhe Elbasan, Berisha: Janë paraprake, jam besimplotë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për media, ka folur në lidhje me rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve në tre bashki, Vorë, Elbasan dhe Kamëz.

“Kërkoj nga KQZ të bëj auditim për aparatet e votimit. kodi zgjedhor ka parashikimet e saj si mund të trajtohet dyshimi ndaj aparatit. PD dp të kërkojë zbatimin e të gjitha ligjeve në këtë drejtim. Do të bëhen verifikime, aty ku dyshohet rezultati. Ky quhet rezultat paraprak. Nuk jam unë këtu të japë përgjigje përfundimtare, prandaj duhet auditim. Kërkohet. Unë jam besimplotë dhe kemi bërë një monitorim të shkëlqyer”, tha Berisha.

21: 51 – Tom Doshi nxjerr këshilltarë në Kamzë, sa mandate moren “BF” dhe PS: Si ndahen numrat

Rakip Suli është shpallur tashmë fitues në Bashkinë Kamzë me një rezultat të thellë ndaj Arjan Hoxhës së “Bashkë Fitojmë”.

Deri më tani, Rakip Suli është 10 006 vota më shumë se Arjan Hoxha dhe ky rezultat nuk mund të kthehet me numrin e kutive të palexuara që kanë mbetur.

Por si janë ndarë votat në Këshillin Bashkiak?

Sipas të dhënave të KQZ-së, PS ka marrë 43.78 për qind të votave duke shënuar deri më tani 20 këshilltarë, kurse Bashkë Fitojmë ka marrë 24.25% të votave duke siguruar vetëm 11 këshilltarë.

Ndërkohë, PD e Lulzim Bashës ka siguruar tre këshilltarë, kurse PSD e riorganizuar nga Tom Doshi ka nxjerrë dy këshilltarë me 2099 vota të marra.


Shtuar 14.05.2023 21:34