Ministrja Bora Muzhaqi i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht. Teksa ka mbetur edhe 1 orë e gjysmë nga mbyllja e procesit zgjedhor, Muzhaqi tha se vota është shumë e rëndësishme për përcaktimin e së ardhmes së përbashkët.
Muzhaqi: Janë edhe 90 minuta, një ndjeshje futbolli për ata që sot, cdo të diel kanë ndjekur kampionatin dhe që besoj tani më s’ka asgjë më të mirë se sa të dalin nga shtëpia dhe të votojnë. Edhe ata të Juves që s’kanë votuar ende s’kanë cfarë shohin deri në darkë, kështu që ju bëjmë thirrje të dalin dhe të votojnë. Janë 90 minuta për gjithë ata gjyshër dhe gjyshe që nuk votuan dot sot herët në mëngjes, por edhe për gjithë ata të moshuar, të reja e të rinj që kanë dalë të votojnë. Apeli i PS është që mos i lini këto 90 minuta të ikin pa votuar. Vota vlen shumë , venso shumë dhe përcakton më shumë se cdo gjë tjetër të ardhemn tonë të përbashkët./Albeu.com/