Deri në orën 15:00 tani kanë votuar 29.51% e qytetarëve. Të dhënat e përditësuara nga KQZ vijnë nga 2592 prej 5213 qendrave të votimit që janë në total.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 550812 nga 1866777 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.
Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.
Sa i përket bashkive, në Tiranë raportohet një pjesëmarrje relativisht e ulët. Deri më tani sipas KQZ-së kanë votuar 31.24 %, në Durrës 25.49 % dhe në Elbasan, 28.86 %.
Ndërkohë bashkitë ku ka një pjesëmarrje të madhe, janë Devolli, Pusteci, Fushë-Arrëzi, Puka, Kukësi, Skrapari dhe Dibra.
Në Devoll deri në orën 15:00 kanë votuar 42.46 %.
Në Pustec deri në orën 15:00 kanë votuar 48.05 %.
Në Fushë-Arrëz deri në orën 15:00 kanë votuar 46.24 %.
Në Pukë deri në orën 15:00 kanë votuar 46.17 %.
Në Kukës deri në orën 15:00 kanë votuar 42.97 %.
Në Skrapar deri në orën 15:00 kanë votuar 42.23%.
Në Dibër deri në orën 15:00 kanë votuar 35.66 %.
Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje është një shenjë e mundësisë së ndryshimit të pushtetit në bashki apo nivel të qeverisjes qendrore. Duke parë këtë pjesëmarrje në këto bashki, është interesant të shihet edhe rezultati i zgjedhjeve pas mbylljes së kutive./Albeu.com.