Zgjedhjet lokale, KQZ: Do të hetojmë operatorët e identifikimit elektronik që tërhiqen, askush nuk do të tolerohet

Zgjedhjet lokale, KQZ: Do të hetojmë operatorët e identifikimit elektronik që tërhiqen, askush nuk do të tolerohet

Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelniku ju ka bërë thirrje operatorëve të identifikimit elektronik që të respektojnë angazhimin e tyre gjatë zgjedhjeve, në të kundërt nuk do të tolerohen.

Përmes një komunikimi për mediat Pelniku ka theksuar se ëshët vënë re tërheqje e operatorëve të identifimkimit elektronik në disa qendra, duke paralajmëruar e këto veprime do të hetohen dhe do të merrren masa.

Bëj thirrje se cdo veprim që synon të pamundësojë funksionimin e sistemit të identifikimit elektronik qoftë edhe në një qendër nuk do tolerohet nga KQZ.

KQZ ka mundësi të verifikojë cdo veprim të tillë. I bëj thirrje operatorëve se kanë detyrim ligjor të respektojnë angazhimin e marr përsipër prej tyre. Të paraqiten në qendrën e votimit dhe të qëndrojnë deri në fund procesin.

Deri sot kemi 5100 qendra votimi me operatorë teknikë, që janë trajnuar. Qendrat e tjera nuk ka qenë e mbuluar për shkak se nuk ka patur aplikime. Ka patur raste të tërheqjes së operatorëve.

Cfarëdo lloj tërheqje është kosto për KQZ. I apeloj të shmangin akte të papërgjegjshme, i siguroj se e kemi mundësi të hetojmë arsyet e tërheqjes dhe do i shkojmë deri në fund”, u shpreh Pelniku.


Shtuar 13.05.2023 16:05