Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kukësit, Safet Gjici, ka reaguar pas denoncimit që është bërë ndaj vëllai të tij, Lavdrim Gjici.
Dy banorë të fshatit Bushat, Bedri dhe Nebi Sinamati, kanë denoncuar Lavdrim Gjicin për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij për çështje votash.
Gjici tha se personat që kanë qenë me makinë nuk kanë blerë vota për PS-në, por kanë dalë në terren për të kontrolluar ata që blejnë vota në interest ë koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
“Video kishte pamje që njerëzit tonë dalin në terren për të kontrolluar furgonin e bandës që blejnë vota ditë për diell, janë turrë si hiena në çdo njësi administrative vetëm për të blerë vota dhe për të bërë presione, video tregohet qartë që s’ka as armë as para. Ne jemi në kontroll, kontrollojmë territorin nga bandat dhe furgoni i bandave që i ka rreth kandidati i Non Gratave. Të bllokohen të gjitha makinat me targa të huaja dhe me xhama të zeza që lëvizin në territor. Kemi prova dhe video dhe do i çojmë në organet ligjzbatuese”, tha Gjici./albeu.com/