Është identifikuar një nga autorët e përfshirë në sherrin e armë zjarri në Lezhë, ku mbeti i plagosur Aleks Laska. Policia ka arritur të identifikojë njërin prej tyre nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarëve të tjerë në vendin e ngjarjes, ndërkohe po punohet dhe për identifikimin e dy bashkautorëve.
Laska, i cili u plagos në këmbë, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Por si nisi sherri mes të rinjve mbrëmjen e djeshme në Lezhë?
Burime bëjën me dije se sherir nisi gjatë lojës së bilardos. Gazetarja Brixhilda Deda raporton se disa të rinj janë konfliktuar fillimisht në ambientet e brendshme të sallës së bilardos, duke kaluar në konflikt verbal mes tyre.
I plagosuri ka qenë vetëm, kur pas konfliktit, të rinjtë kanë dalë jashtë dhe e kanë rrahur me grushte dhe mjete të forta 22-vjeçarin. Pas sherrit verbal njëri nga të rinjtë ka qëlluar me arme zjarri tip pistolete në këmbe.
Aleks Laska është paraqitur vete në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Në dëshminë që ka dhënë Laska për blutë e Lezhës ka deklaruar se nuk i ka njohur të rinjtë, me të cilët u përplas fizikisht./albeu.com/