Lezha nuk gjen qetësi, sërish të shtëna me armë, një i plagosur

Qyteti i Lezhës është tronditur mbrëmjen e kësaj të hëne. Burime bëjnë me dije se ka patur të shtëna me armë në lagjen “Besëlidhja”.

Sipas informacioneve të para si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person.

Dyshohet se shkak është bërë sherri mes disa të rinjve, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Kujtjmë që reth një muaj më parë, në Shengjin të lezhës, u ekzekutua me armë në lokalin e tij biznesmeni Ardian Nikulaj.

Ekzekutori i tij është arrestuar mbrëmjen e sotme në Marok.


Shtuar 8.05.2023 23:21