Charles III u kurorëzua ditën e sotme Mbret në një ceremoni plot muzikë dhe simbolikë brenda Westminster Abbey Mbreti Charles, i veshur me rrobën prej kadifeje të kuqërremtë të gjyshit të tij, u betua, u vajos me vaj të shenjtë, përpara se të vendosej mbi kokën e tij kurora e Shën Eduardit.
Rreth 2,200 njerëz, duke përfshirë familjen mbretërore, të famshëm, liderë fetarë dhe krerët e shtetit, ishin brenda Abbey për të dëshmuar ngjarjen.
Kurorëzimi i Mbretit u ndoq përmes një ceremonie të veçantë edhe në Tiranë, organizuar nga ambasada britanike.
Ambasadori Alastair King-Smith, vlerësoi figurën e mbretit Charles III si edhe rolin e Monarkisë në Mbretërinë e Bashkuar.
King Smith: Monarkia Britanike ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetin. Është një konstante e rrallë në jetën tonë në momentet e ndryshimeve të tilla të mëdha. Kurorëzimi e mishëron këtë. Për 1000 vitet e fundit, monarkët britanikë janë kurorëzuar në Ëestminster Abbey. Ajo u ndërtua nga Mbreti Eduard I dhe pasardhësi i tij Uilliam Pushtuesi ishte monarku i parë që u kurorëzua atje në vitin 1066. Mbreti Charles do të jetë i dyzeti. Mbreti është një figurë jetike jo vetëm për Britaninë, por edhe për vendet e tjera për të cilat ai është kreu i shtetit. Kjo përfshin 14 vende në Commonëealth, 14 Territore Jashtë Britanisë dhe mbi 150 milionë njerëz në të gjithë globin. Si një monark kushtetues që vepron si kryetar shteti në krye të një sistemi demokratik, Mbreti shihet si një figurë që ngrihet mbi politikën partiake dhe na bashkon si brenda kombit tonë ashtu edhe në shumë vende. Mbreti është gjithashtu kreu i Commonëealth, një grup prej 54 kombesh demokratike nga të gjitha kontinentet. Kjo është arsyeja pse qindra miliona njerëz do të ndjekin sot kurorëzimin. Monarku mban tradicionalisht titullin “Mbrojtësi i Besimit”, duke pasqyruar rolin e tij si Kryetar i Kishës Anglikane. Por Mbreti Charles gjithmonë ka theksuar se e sheh veten si një mbrojtës të të gjitha besimeve.
Përfaqësues nga besimet islam, hebreje, sikhë, hindu dhe të tjerë jo të krishterë vmorën pjesë në ceremoni për herë të parë, një tregues i shoqërisë multikulturore të Britanisë. Miliona britanikë që ishin të pranishëm u ftuan të merrnin pjesë dhe të betoheshin për besnikëri ndaj Mbretit.
King Smith tha se është e rëndësishme të reflektohet mbi personin që po bëhet monark. Ai shtoi se Charles III njihet që ka një sërë pasionesh dhe interesash që kanë fituar mbështetje dhe admirim nga e gjithë bota.
King Smith: Charles u bë Princi i Uellsit dhe Trashëgimtar në moshën 4-vjeçare. Si Princi i Uellsit, ai ka qenë një avokat i flaktë për kauzat mjedisore për dekada, duke përfshirë periudhat kur pikëpamjet e tij ishin më pak popullore sesa sot. Ai ka ofruar udhëheqje të vërtetë në gjenerimin e të menduarit inovativ që ka frymëzuar shumë të tjerë. Mbreti Charles ka ofruar mbështetje si mbrojtës për mbi 800 organizata bamirëse dhe filantropike. Organizata bamirëse që ai themeloi personalisht në vitin 1976 – The Prince’s Trust – u ka dhënë mundësi mbi një milion të rinjve të pafavorizuar. Mbreti ishte trashëgimtar i fronit për pesëdhjetë vjet dhe gjatë gjithë asaj kohe ka qenë gjithmonë një kampion i këtyre kauzave të denja, veçanërisht për të rinjtë. Me një jetë të tërë për t’u përgatitur, ai tashmë po provon të jetë një Mbret i shkëlqyer.
Ai nuk harroi të vlerësonte dhe bashkëshorten e Mbretit Charles, Camilën. Ambasadori britanik tha se njësoj si Mbreti edhe Mbertëresha Camila është një kampione e madhe e kauzave bamirëse.
King Smith: Ashtu si bashkëshorti i saj, mbretëresha Camilla është gjithashtu një kampione e madhe e kauzave bamirëse. Pas martesës së saj me Mbretin në vitin 2005, Mbretëresha është bërë Mbrojtës ose Presidente e mbi 100 organizatave bamirëse dhe kauzash të ndryshme.
Presidenti i vendit Bajram Begaj ishte i pranishëm në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit. Për ambasadorin, kjo tregon fuqinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
King Smith: Jam i nderuar që Shkëlqesia e Tij Presidenti Begaj do të marrë pjesë sot në Kurorëzimin në emër të Shqipërisë, përkrah liderëve të tjerë botërorë. Kjo tregon fuqinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Siç e dini nga mënyra se si kam folur që kur kam ardhur, ne jemi të vendosur të vazhdojmë të thellojmë dhe zgjerojmë marrëdhëniet tona me Shqipërinë./Albeu.com/