Ylli kosovar, Valon Berisha ditën e sotme është prezantuar te skuadra e Bundesligës, Furtuna Dusseldorfit.
Mesfishori është huazuar deri në fund të sezonit me mundësi blerje në fund të sezonit.
Për faqen zyrtare të klubit, Berisha është deklaruar i lumtur për këtë transferim, duke premtuar më të mirën në fanellën e Fortunas.
“Nga dita e parë, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin që të arrijmë qëllimin tonë të madh, të qëndrojmë në ligë”, ka deklaruar Valon Berisha për faqen zyrtare të klubit.
“Në bisedat me Lutz Pfannenstiel, por edhe me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, i cili ka luajtur edhe për Fortuna, kam një ndjenjë tejet të mirë”.
“Pas kësaj, unë më të vërtetë doja të luaja te Fortuna.”