Rruga e Arbrit, çelet segment i ri rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit

Rruga e Arbërit, çelet segment i ri rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit që rrit në standardet optimale sigurinë rrugore

Në Rrugën e Arbrit, u hap sot edhe segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit. Ka qenë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ata që e kanë inauguruar.

“Këto janë 10 kilometrat më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit, duke qenë se kemi pasur gjithmonë problematikën me skarpatet në këtë zonë.

Tashmë qafa e Buallit del jashtë funksionit dhe do të përdoret vetëm për raste emergjence e aksesi për Rrugën e Arbrit do bëhet direkt nga Plani i Bardhë. Rruga për shkak se ka vijën e verdhë tregon që jemi akoma në kantier. Kështu që do duhet të vazhdojmë punimet, por pa ndërprerë trafikun.” – shpjegoi Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 300 metrat e fundit në tunelin e Murrizit.


Shtuar 3.05.2023 18:31