Masakër në shkollën fillore në Serbi, 14-vjeçari vret tetë nxënës dhe rojën me armën e babait

Thellohet bilanci i viktimave nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë fillore në qendër të Beogradit.

Sipas raportimeve të fundit përveç rojës së sigurisë së shkollës kanë ndërruar jetë edhe 8 nxënës, pasi një 14-vjeçar qëlloi me armë zjarri brenda një klase.

Nuk ka ende informacion zyrtar nga policia për numrin e saktë të viktimave dhe të plagosurve.

I mituri K. K. 14 vjeç rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm gjithashtu ka plagosur rëndë mësuesen e historisë me armën e të atit si dhe disa të tjerë.

Sipas mediave serbe, ai kishte veshur një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Dyshohet se ai ka marrë një armë herët mëngjesin e sotëm dhe ka shkuar në shkollë. Në hyrje është ndaluar një roje sigurie me të cilin ka debatuar dhe ka nisur ta sulmojë atë. Më pas, ai e ka qëlluar me gjakftohtësi./albeu.com/