Berisha: Këlliçi ka marrë në dorë flamurin e kësaj fushate, Veliaj është fals dhe gënjeshtar

Ish-kryeminsitri Sali Berisha gjatë një takimi me të rinjtë velrësoi maksimalisht fushatën e kadndidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Këlliçi ka marrë flamurin e fushatës në Shqipëri.

Rivalin në këtë fushatë, Erion Veliaj, Berisha e quajti fals, gënjeshtar dhe hajdut.

Sot ne jemi në një fushatë elektorale. Kam shumë kënaqësi që një i ri, deri dje drejtues i forumit që na ka mbledhur sot këtu, garon për kryetar bashkie dhe ju konstatoni, se si Belind Këlliçi ka arritur të marrë, të dominojë dhe të marrë flamurin e fushatës në Shqipëri, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shqipëri.

Ju konstatoni se si ky i ri me të rinjtë dhe qytetarët në njërën anë, ka vendosur në pothuajse në errësirë rivalin e tij, i cili siç ka dashtë vetë, është sot simbol i tre veseve kryesore. I falsit. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa të jesh i ri dhe fals. Ai në fakt i ri nuk është, ai ka djegur rininë e tij me falsitet se tani është moshë tjetër.

I gënjeshtrës, ku një njeri që nis një fjali dhe në qoftëse në dy fjalët e para ka një të vërtetë, do ti mbulojë me një gënjeshtër në dy fjalët e dyta. Dhe e treta, i vjedhjes dhe korrupsionit. Nuk e ka për asgjë, të dalë para kamerave, para shqiptarëve, kam mbjellë 1 milionë pemë. Pse ka vjedhë, ka vjedhë çmimin e 1 milionë pemëve, nuk e ka për gjë fare.

Ka ndërtuar 40 shkolla dhe numëron shkolla të ndërtuar edhe 60 vite më parë. Tirana ka 17 orë ujë, në një kohë kur Tirana është përkeqësuar furnizimi me ujë nën drejtimin e tij. Pra u desh të dalë në arenë një i ri me vlera që të ndërgjegjësojë qytetarët e Tiranës për të gjithë, këta i thonë demagogji, por nuk është demagogji, është falsitet fund e krye. Gënjeshtër fund e krye dhe vjedhje fund e krye”, tha Berisha.


Shtuar 29.04.2023 18:27