“Që kur doli nga spitali…”, Berisha për Ramën: E ka mbyllur ciklin e pushtetit

Në komunikimin e sotëm me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kreu i qeverisë Edi Rama e ka mbyllur ciklin e pushtetit, ndërsa bëri thirrje se kushdo prek votën e lirë më 14 maj do të dënohet rëndë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

“Qëkur doli nga spitali, i ka ngel zorra e trashë në gojë. Rama e mbyll ciklin e pushtetit në këtë rast. Çdo kriminel elektoral do të mbahet përgjegjës deri në ditën e fundit. I garantoj ata që kryejnë krime elektorale se për këtë vepër penale do të ndiqen deri në fund. I bëj thirrje administratës të mos bëhen pjesë e kësaj skemë. Çdo shkelje ligji do të shoqërohet me pasoja shumë të rënda mbrapa. Krimi elektoral do të shpallet krim i rëndë dhe parashkrimi do të hiqet, nuk do të ekzistojnë. Ata që marrin pjesë të vrasin votën e lirë, do të ndëshkohen shumë rëndë”, ka thënë Berisha.


Shtuar 28.04.2023 13:10