Ky është vrasësi portugez që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj (FOTO)

Ekzekutori i Ardian Nikulajt tashmë ka një emër, ai është Ruben Saraiva, shtetas portugez me origjinë afrikane.

Lajmin e bëri publik vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, gjanë një konference për mediat, ndërsa zbuloi se çfarë kishin arritur hetimet.

AlbEu.com ka siguruar edhe fotografinë e vrasësit portugez, i cili ekzekutoi në 19 prill brenda lokalit të tij biznesmenin Ardian Nikulaj, ndërkohë që një shtetas anglez e informonte portugezin gjatë gjithë kohës.

Porositës i vrasjes dyshohet Edmond Haxhia. Ai po hetohet si organizator, porositës dhe financues të krimit. Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt.

Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1997./Albeu.com/


Shtuar 26.04.2023 21:25