Skandal në Serbi, infermierja transmeton direkt në TikTok procesin e lindjes së foshnjës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 200 persona në Serbi ndoqën drejtpërdrejt në internet procesin e lindjes nga klinika gjinekologjike Fronti Kombëtar.

Infermierja e klinikës transmetoi procesin e lindjes drejtpërdrejt në rrjetin sociale TikTok.

Mjaftoi ky veprim që qytetarët të reagonin ashpër.

“A është e mundur që si shoqëri të mos kemi vetëdije çfarë është e drejtë? Jam i tmerruar me budallallëkun. Sot në orën 4:30 të mëngjesit duke përdorur TikTokun, hasa në një transmetim direkt. Procesin e lindjes e ndiqnin direkt 200 persona”, ishin disa nga komentet e qytetarëve serbë./Albeu.com/


Shtuar 26.04.2023 20:52