Kokainë në kontejnerin me banane që erdhi nga Ekuadori, arrestohet shqiptari në Itali

Një 21-vjeçar me kombësi shqiptare u arrestua nga Guardia di Finanza e Savonës.

Sipas medieve italiane, shqiptari po përpiqej të rikuperonte një ngarkesë droge të fshehur në një kontejner me banane në zonën doganore të portit Vado Ligurian (Savona).

Kontejneri mbërriti nga Ekuadori me një ngarkesë banane. Policia zhvilloi një kontroll të imtësishëm në kontejner dhe zbuloi 85 kilogram kokainë të ndarë në 75 pako.

Hetimet e mëvonshme nga ushtarë të Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Savonës dhe grupit Savona bënë të mundur arrestimin e 21-vjeçarit, i cili hyri fshehurazi në zonën e portit të Vado Ligure dhe u kap duke “rrëmbyer” kontejnerin me synimin për të rikuperuar drogën e fshehur brenda.

I arrestuar, tani ndodhet në burgun e Genova. Që nga fillimi i vitit 2023 më shumë se 250 kg kokainë janë sekuestruar falë aktivitetit të përbashkët të doganierëve dhe ushtrisë së Guarida di Financës.

Në fund të marsit, 83 kg kokainë u kapën  në bordin e një motoanijeje që mbërriti nga Maroku./Albeu.com/


Shtuar 26.04.2023 17:54