Kanë dalë detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u qëllua brenda në lokalin e tij në Shëngjin, ndëra ishte ulur në tavolinë.
Në momentin e ekzekutimit të 50-vjeccarit në lokal ka qenë edhe një person me shtetësi angleze dhe banim në Londër, i cili kishte ardhur në vendin tonë më 14 prill dhe është larguar drejt Anglisë më 19 prill, vetëm 5 pas orë pas ngjarjes, ky person është marrë në pyetje.
Përgjatë 5 ditëve ai ka qëndruar në një hotel në vijën e parë të plazhit rreth 1 km larg lokalit të viktimës.
Grupi hetimor po verifikon nëse diçka e tillë ka qenë një rastësi, apo shtetasi i huaj mund të jetë përdorur në rolin e informatorit për të realizuar krimin. Për shkak të largimit të shpejtë përmes aeroportit të Rinasit drejt Britanisë në Madhe hetuesit nuk kanë pasur mundësi ta pyesin shtetasin anglez, por po analizojnë me kujdes kamerat e sigurisë për të verifikuar nëse është parë duke lëvizur edhe ditë të tjera para ngjarjes pranë kompleksit “CORAL” ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se autoritetet shqiptare i kishin bërë kërkesë autoriteteve homologe angleze për marrjen në pyetje të këtij personi dhe ditën e djeshme është pyetur rreth qëndrimit të tij në Shqipëri dhe arsyeve se pse kishte shkuar në Shëngjin, është pyetur rreth ngjarjes ku ai ishte edhe dëshmitar okular. Autoritetet shqiptare po presin përgjigjen nga homologët anglezë.
Makina e cila dyshohet se është përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin, i cili pasi është larguar në distancë nga vendi i ngjarjes ka futur motorin në Defender dhe më pas është larguar.
Sakaq grupi hetimor ende nuk ka prova nëse motori është futur brenda në “Defender” edhe pse ka dyshime që mund të jetë futur aty, por po hetohet edhe pista që motori mund të jetë futur në një mjet tjetër.
Sa i përket verifikimeve të mjetit “Defender”, në vendin tonë qarkullojnë një numër i pakët mjetesh të tilla të regjistruara, gjë që mund të bëjë që grupi hetimor ta ketë më të lehtë verifikimin e mjetit, autorësinë e mjetit dhe se kur dhe si ka hyrë në vendin tonë, pasi mjeti ishte me targa te huaja.
Ekzekutimi mafioz i biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e së merkurës në Shëngjin vijon të mbetet pa autor, pasi identifikimi i personit që ka kryer krimin është mjaft i vështira. Me qëllim zbardhjen e ngjarjes policia nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës po kalon në sitë të gjitha konfliktet që mund të ketë pasur viktima, pasi ende nuk ka një piste konkrete hetimi./albeu.com/