Vrasja e Stivenit në Tiranë, lihet në burg bashkëpunëtori i Axel Hoxhaj

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, Ensi Mazen,  18-vjeçarin që mori pjesë në vrasjen me thikë të 20-vjeçarit, Stiven Toshkësi, pak ditë më parë në Tiranë.

Ensi Maze ka deklaruar në gjykatën e rrethit gjyqësor të Tiranës se nuk ka pasur asnjë konflikt me viktimën Stiven Toshkësi dhe se ishte gjendur rastësisht në ngjarjen që përshkallëzoi deri në vrasjen e 20 vjeçarit.

Ai tha se nuk ka parë veprimet që autori Axel Hoxhaj ka kryer me viktimën, Stiven Toshkësi dhe se nuk kishte dijeni mbi konfliktin e këtyre të dyve.

“Jam vetëdorëzuar pas ngjarjes dhe kam dhënë shpjegime të detajuara. Nuk kam parë veprimet që ka kryer Axeli me viktimën. Studioj në Holandë për menaxhim biznesi”, mësohet të jetë shprehur Ensi Maze.

Kujtojmë se ditën e djeshme u vetëdorëzua në polici autori i ngjarjes, Axel Hoxhaj.

Dy 18-vjeçarë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj qëlluan me thikë mbrëmjen e 17 prillit 20-vjeçarin Stivens Toshkesi. Si pasojë e plagëve i riu humbi jetën rrugës për në spital.

Sherri mes të rinjve ka nisur për një vajzë, pasi dyshohet se një nga autorët i ka ngacmuar të dashurën viktimës. Pikërisht për këtë kishin bërë sherr edhe disa ditë më parë, ndërsa mbrëmjen e djeshme sherri ka degraduar në përdorimin e thikës./albeu.com/


Shtuar 21.04.2023 11:30