Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, zhvilloi sot një takim me strukturat në qytetin e Kavajës. Gjatë fjalës së tij Alibeaj ka folur për Sali Berishën duke thënë se prej një viti e gjysmë ndodhen nën agresion prej tij.
Alibeaj tha se lufta brenda PD-së është bërë për hallin personal të Sali Berishës, që sipas tij nuk duhet ta kishte kaluar asnjëherë tek Partia Demokratike.
Nuk munguan as akuzat ndaj kryeministrit. Edi Rama. Ai tha se e keqja më e madhe në vend quhet Edi Rama. Sipas tij, Edi Rama erdhi në pushtet me ndihmën e Ilir Metës.
“Prej një viti e gjysmë pa shkak, jo për fajin tonë, jo për një interes publik Partia Demokratike, ju të gjithë jeni ndodhur në një agresion. Në agresion jemi ndodhur, sulm, linçim, verbal dhe fuizik, financiar dhe juridik. Dhe e gjitha kjo është bërë për një arsye, për një hall personal të një individi. Të një individi, i cili kurrsesi edhe në aspektin njerëzor nuk do të duhej ta kishte kaluar hallin e vet personal tek kontribuesit, tek Partia Demokratike”, tha Alibeaj./albeu.com/