Këto janë momentet kur truri juaj ka më shumë ide

Jo të gjitha kohët janë të njëjta. Disa orë janë më të vështira se të tjerat dhe ne duhet t’i respektojmë ato. Por ne zbuluam se në cilën orë të ditës jeni vërtet të zgjuar dhe mund të bëni mrekulli me të menduarit tuaj.

Por çelësi është aty ku askush nuk e pret. Me siguri nuk do ta kishit imagjinuar se vetëm kështu do të bëheni shumë të zgjuar. Por si;

Çelësi i frymëzimit mund të qëndrojë në dhomat që kanë diçka të veçantë, sipas studiuesve gjermanë nga universitetet e Shtutgartit dhe Hochenheim.

Kur dritat fiken, truri ndizet…. Sipas studimit gjerman, ndriçimi i zbehtë (deri në errësirën totale) na çliron nga kufizimet, ul frenimet tona dhe jep një ndjenjë lirie, së bashku me dëshirën për të eksploruar. Është koha e duhur për të gjeneruar ide të reja, si dhe për të eksploruar zgjidhjen më të mirë për çdo problem.

Ndodh edhe diçka tjetër: në errësirë zvogëlohen stimujt vizualë. Truri nuk është më i angazhuar në vëzhgimin dhe analizimin e imazheve të mjedisit, kështu që përqendrimi i tij rritet.

Siç është vërejtur, në errësirë ne mendojmë për gjërat më shumë globalisht sesa në dritë – duke bërë analiza të nivelit më të lartë.

Mendoni në errësirë – veproni në dritë… Sigurisht, siç vënë në dukje studiuesit, ne mund të krijojmë një ide të mirë në errësirë, por sapo mendjet tona të ndriçohen, arsyetimi dhe zbatimi i idesë ka nevojë patjetër për shumë dritë. /albeu.com


Shtuar 19.04.2023 23:25

Tags: