Në gjendje kritike, makina përplas këmbësorin në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Vrakë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor I cili është transportuar në gjendje kritike për në spital.

Ende nuk dihet emri i tij, por paraprakisht mësohet se është rreth 40-vjeç.


Shtuar 29.01.2020 21:58