E mbajmë mend fëmijë, vajza e Marçela Latit dhe Armand Pezës qenka bërë një yll (FOTO LAJM)

Dy personazhet e njohur të ekranit shqiptar, Marçela Lati dhe Armand Peza, kanë rrëfyer shpeshherë nëpër intervista detaje të jetës së tyre private, që nga njohja tek ardhja në jetë e dy fëmijëve.

Mirëpo, djalin dhe vajzën kanë vendosur t’i mbajnë larg rrjeteve sociale, për t’i dhënë privatësinë e nevojshme.

Shumë vite më parë ishte hera e fundit që pamë në disa foto publike fëmijët e çiftit, që sot kanë ndryshuar shumë.

Vajza e madhe, Kaltra, është tashmë një zonjushë dhe vetë Marçela ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto të vajzës.

“Për modelen në foto (që është kaq e bukur) e kam të ndaluar të flas por ju mund t’a shihni sot e të mburreni n’vendin tim ??”- shkruan ajo për Kaltrën që bëhet pjesë e një fashion show.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by www.marcelalati.com (@marcela_lati)