Rrethi në lojën e Big Brother sa vjen dhe po ngushtohet pasi ditët e finales janë drejt fundit dhe miqësitë e krijuara po i zejnë vendin debateve të shpeshta.
Po flasim për grupin ‘LEK’, Luiz, Efi dhe Kiara.
Së fundmi Luizi ka zgjedhur të sulmojë Efin në pikat e saj të dobëta, duke e cilësuar si banoren është viktimizuar më bukur në shtëpi, për t’u bërë e preferuar në sytë e publikut.
“Po sillesh në të njëjtën mënyrë si po sillem unë me Kristin? A e du unë Kristin. Je e vetmja banore që e ke luajtur rolin e viktimës më bukur se të gjithë. Falë këtij viktimizim dole e preferuar”, tha Luizi.
Fillimisht Efi u shpreh se e ka xhan Luizin dhe e kupton që flet në aspektin e lojës, ndërsa më pas shtoi se loja ka limite dhe nuk mund të jenë më shokë nëse ai vazhdon t’i flasë në atë mënyrë.
“Si mund të jesh ndryshe tre muaj? Si mund të aktrosh gjithë kohës? Unë e kuptoj që do të luash all in, por ku i dihet ndoshta të rrëshqet këmba nga fundi. Unë vërtetë të kam xhan dhe nuk di të bëj ndarje lojërash dhe emocionesh. Mua më intereson më shumë kundra teje. Nuk e kam problem fare ti të më thuash çfarë të duash. Unë kam qenë nga banoret e para që ti i je sulur dhe e ke parë shumë mirë qëndrimin tim. Lëri lojëra, loja ka limite, nuk më ke më shoqe”, u shpreh Efi.
Në debatin mes tyre ndërhyri edhe Kiara, e cila tha se është e habitur si Efi menaxhon debatet me Luizin në raport më mënyrën si i kthehet asaj, duke nënkuptuar këtu se Efi ndikohet nga popullariteti që Luizi ka jashtë shtëpisë.
“Në momentin që Luizi të thotë fjalë, ti gjen mënyrën më të butë t’ia kthesh përgjigjen. Në momentin kur unë të thashë një fjalë më shumë, më hodhe poshtë”, tha Kiara.
Efi vazhdimisht ka deklaruar se nuk do të humbasë miqësinë para lojës. Nga ana tjetër në prime ajo nominoi Kiarën duke theksuar se do të luftojë për vendin në finale. Ndërkohë në momentin kur u pyet nga Arbana se kush janë tre banorët që do nominonte në kutinë e Pandorës, ajo nuk e futi emrin e Kiarës, duke e ditur që e gjithë shtëpia po e shikonte diskutimin mes tyre.
View this post on Instagram