Përdorte qirinj për të kursyer energji elektrike, përfshihet nga flakët shtëpia, vdes e moshuara në Itali

Një grua 76-vjeçare në Romë ka humbur jetën të dielën në mbrëmje pas një zjarrit të shkaktuar nga një qiri.

E moshuara përdorte qirinjtë për të kursyer energjinë elektrike, sipas medieve italiane.  

Viktima jetonte me bashkëshortin 77-vjeçar dhe djalin 51-vjeçar, të cilët arritën të shpëtonin veten.

Tragjedia ndodhi në via del Pigneto. E moshuara nuk mund të lëvizte për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas një rindërtimi fillestar, zjarri filimisht shpërtheu në dhomën e gjumit./Albeu.com/


Shtuar 17.04.2023 09:13