Një ngjarje e shëmtuar është shënuar në Tetovë, ku një mjek anestezist në repartin e gjinekologjisë, ka xhiruar pamje nga brenda dhomave dhe i ka publikuar në “Tik Tok”.
Në këto pamje dukej përveç personelit, edhe pacientet femra. Pas shqyrtimit të rastit, gjykata e ka dërguar mjekun 8 ditë në paraburgim.
Ndaj 43-vjeçarit me iniciale A.D., nga Odri i Tetovës, rendojnë akuzat “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar”.