Interi do të presë në shtëpi Fiorentinën ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë.
ZIkaltërit do të kërkojnë vetëm fitoren, kjo edhe në mënyrën e një reagimi pas 3 barazimeve radhazi në kampionat.
Megjithatë të besuarit e Kontes nuk do ta kenë aspak të lehtë, kjo edhe për shkak të formës së mirë që po kalon Fiorentina kohët e fundit.
Në 5 ndeshjet e fundit, klubi vjollcë ka grumbulluar 3 fitore dhe dy barazime dhe kjo duhet të jetë një paralajmërim i mirë për Interin, të cilët gjithsesi nuk pritet ta marrin si të lehtë.
Konte do të nisë ndeshjen me disa ndryshime në formacion, teksa ka vendosur të hedhë nga minuta e parë Sançez dhe Ranokia.
Formacionet zyrtare:
Inter (3-4-1-2): Handanoviç; Godin, Ranokia, Bastoni, Kandreva, Vesino, Barela, Eshli Jang, Sançez, Lukaku, Lautaro.
Fiorentina (3-5-2) : Terrasiano; Milenkoviç, Çekerini, Kaseres, Lirola, Benasi, Pulgar, Badelj, Dalbert, Kieza, Vlahoviç.