“Jemi shqiptarë ne o budallenj”, Berisha hap fushatën: Rama i tmerruar nga humbja

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se Partia Socialiste do të humbasë në mënyrë tmerruese në zgjedhjet e 14 majit, teksa koalicioni “Bashkë Fitojmë” hapi zyrtarisht fushatën.

Ai tha se kryeministri Edi Rama është tërësisht i pashpresë, teksa shtoi se shqiptarët nuk ja falin kurrë votën e vjedhur.

“Miqtë e mi, Edi Rama ndjehet tmerrësisht i tmerruar. Ai e di që ju jeni misionarët e ndryshimit. Është i tmerruar nga 14 maji sepse e di se do të humbasë në mënyrë tmerruese. Është i tmerruar sepse e ka të sigurt sepse atë e pret fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, McGonigal. Ai e di mirë se nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryfshet-marrësin dhe të mos dënojë ryshfet-dhënësit. Nuk të shpëton dot as Xhorxh Sorosi. Je krejtësisht i pashpresë. Edi Ramës dhe Rilindjes i them para jush dhe shqiptarëve. Jemi shqiptarë ne o budallenj, besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta fal kurrë. Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë do të fitojmë”, tha më tej ish-kryeministri Berisha.

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 15.04.2023 16:10