U kap në uzinën e Gramshit, Gjykata refuzon ekstradimin e “spiunes” Svetlana Timofeeva

Gjykata ka refuzuar ekstardimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua verën e kaluar në Uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.

Timofeeva, e arrestuar dhe nën hetim në Shqipëri që prej gushtit të vitit të shkuar së bashku me dy persona të tjerë, me akuzat të spiunazhit, u shpall në kërkim edhe nga Rusia me të njëjtat akuza, në një çështje që njësoj si ajo në Shqipëri përfshin hyrjen dhe fotografimin në mjedise gjysmë të braktisura ushtarake të epokës sovjetike.

Por ndërsa pret përfundimin e hetimeve në Shqipëri ku pretendon pafajësi, Timofeeva e kundërshton ekstradimin në Rusi./albeu.com/


Shtuar 14.04.2023 13:03