Numri i qytetarëve që janë rikthyer këtë fundjavë në vendlindje ka parë një rritje, pasi kremtohet edhe Festa e Pashkëve.
Gjatë 24-orëve në pikën e kalimit Kufitar Kapshticë kanë hyrë mbi 5000 qytetarë.
Numri i sporteleve nga pala shqiptare është rritur për të përballuar fluksin e lartë të lëvizjeve. Aktualisht po punohet me pesë sportele, katër në dalje dhe një në hyrje.
Ndërkohë, nga pala greke janë raportuar vonesa, madje ku qytetarët kanë pritur deri në dy orë. /albeu.com