Dimër në mes të pranverës, Rruga e Arbrit bllokohet nga reshjet e dëborës

Reshjet e borës që kanë rënë ditën e sotme kanë çuar në bllokimin e  “Rrugës së Arbrit” dhe vështirësi në qarkullim.

By-pass-i në Qafën e Murrizit është bllokuar nga dëbora, duke e bërë që automjetet të shfrytëzojnë rrugën e vjetër të Burrelit si alternativë.

Kujtojmë që reshje dëbore ka pasur edhe në Librazhd, por deri tani nuk ka pasur situata problematike. /albeu.com


Shtuar 14.04.2023 09:43