Gjatë seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se fakti që opozita nuk po lejohet të ngrejë komisione hetimore, është një prove e qartë se Parlamenti i Shqipërisë ka marrë fund, sepse i ka asgjësuar atyre të drejtën e vetme që kanë për të ushtruar kontrollin parlametar.
“Për të ngritur një komision hetimor, mjafton të ketë nënshkrimet. Nënshkrimet i ka, siç u pranua në konferencë. Të ketë një objekt sipas detyrimit kushtetues, të ketë përcaktuar afatin, të ketë përcaktuar dhe përbërjen dhe është është detyrim i këtij parlamenti për ta miratuar pa asnjë diskutim. Ky parlament ka marrë fund dhe është detyrimi juaj (kryetares së Kuvendit) ta mbani përgjegjësinë e kësaj barre. Ndaj kjo ishte kërkesa ime për procedurë, për t’ua bërë me dije qyetarëve që ky parlament ka asgjësuar që opozita ka në dorë për të ushtruar kontrollin parlamentar”, tha Alibeaj.