Eurodeputetja greke, Eva Kaili, është liruar nga burgu.
Eva Kaili akuzohet se është përfshirë në një skandal të dyshuar me Katarin, mikpritësin të Kupës së Botës. Ajo është një nga katër të dyshuarit e akuzuar. Policia belge gjeti 1.5 milionë euro tri lokacione të bastisura gjatë ditëve të kaluara.
Avokati belg Sven Maryka konfirmuar vendimin e autoriteteve belge për lirimin me byzylyk elektronik pas 4 muajsh në burgun Haren të Belgjikës.
Nënkryetarja greke ishte njëra nga 14 zëvendëspresidentët e Parlamentit Evropian. Me 652 vota për dhe një kundër asaj iu hoq mandati nga eurudeputetët.