Moderatori Meriton Mjekiqi duket se është shumë i prekur nga ngjarja e datës 10 maj ku shoku i tij Mehmet Qema humbi jetën, dhe këtë gjë ai e ka shprehur me anë të një postimi që ka bërë në ‘Instastory’.
Ai ka shpërndarë fillimisht foton ku janë një grup shokësh ndër to edhe i ndjeri Mehmet Qema, e më pas ka publikuar një video ku duket se Meritoni ishte në timon dhe miku i tij Mehmet Qema ishte në vendin e parë të pasagjerit i cili po bënte videon. Në sediljet pas, janë edhe dy shokë të tjerë.
Moderatori ka shkruar në gjuhën angleze sipër videos: “Më mungon vëlla.”
Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 maj ku Qema bashkë më miqtë e tij ishin mbledhur në një lokal të marrë me qira nga Marjus Dema që është një kohësisht dhe autori i krimit.
Fillimisht u raportua se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli.