Volodymyr Zelensky mund të planifikojë vizitën e tij të parë në Gjermani që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Gazeta gjermane Bild raporton se presidenti ukrainas planifikon të udhëtojë në qytetin e Aachen në perëndim të vendit muajin e ardhshëm për të marrë çmimin Charlemagne.
Çmimi – i dhënë për kontributin në bashkimin evropian – do t’i jepet presidentit dhe popullit ukrainas për “heroizmin” e tyre.
Organizatorët e çmimit kanë vlerësuar më parë “guximin, lidershipin dhe ndjeshmërinë taktike” të Zelensky dhe thanë se populli i Ukrainës “meriton njohjen më të madhe për mënyrën se si po mbrojnë lirinë, demokracinë dhe vetëvendosjen”.
Bild thotë se kancelari gjerman Olaf Scholz do të mbajë një fjalim lavdërues në ceremoni dhe “është planifikuar që Zelensky të vijë personalisht në Aachen”.
Por gazeta vuri në dukje se një kundërofensivë e mundshme e ardhshme nga Ukraina mund të rezultojë që Zelensky të marrë pjesë virtualisht. /albeu.com