Familjarët e Aleksandër Sadikajt, kanë hapur një pus uji në Indonezi, të cilit i kanë vënë emrin e 27-vjeçarit i cili humbi jetën në atentatin pranë rrethrrotulimit të TEG-ut vitin e kaluar.
Videon e kanë publikuar të afërimit e Aleksandrit në rrjetet sociale. Aleksandër Sadikaj humbi jetën në qershor të vitit 2022, pas një atentati me tritol.
Ai ishte duke udhëtuar kur udhëtuar automjeti i tij shpërtheu në autostradën Sauk-Teg.
Si pasojë e lëndimeve të shumta që kishte marrë në trup, 27 vjeçari ndërroi jetë në spital. Pavarësisht se ai u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndihmën e parë Sadikaj e mori nga shoferët e tjerë që ishin duke lëvizur krah tij. Ata e nxorën nga mjeti 27 vjeçarin e dërguan me makinat e tyre në spital. Asoj kohe u bë me dije se nga sasia e madhe e lëndës plasëse dhe shpërthimi i fuqishëm, ai humbi të dyja këmbët që në vendngjarje.
@sanchofarm95??
Aleksandër Sadikaj mbërriti me shenja jete në duart e mjekëve por fatkeqësisht vdiq pak momente me vonë./Albeu.com/