Detajet tronditëse nga vrasja në Tiranë, kunati hyri në dhomën e gjumit dhe qëlloi 37-vjeçaren, njëri nga fëmijët ishte në krevat me të

Detaje rrëqethëse janë zbuluar nga krimi i dyfishtë që tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm.

Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve u vra me armë zjarri nga kunati i saj (vëllai i burrit) Roland Sinani.

Ky i fundit pas ngjarjes së rëndë ka vrarë veten.

Mësohet se 37-vjeçarja Migena Sinani ka qenë në dhomën e gjumit kur është vrarë dhe ka pasur pranë njërin nga fëmijët, ndërsa fëmija tjetër ka qenë me gjyshërit.

Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.

Në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas informacioneve paraprake.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/