Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka kërcënuar një qytetar në mes të ditës.
Në një video të siguruar nga AlbEu.com, kryebashkiaku i drejtohet qytetarit duke i thënë: Mos të të shoh…se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore…
Të lidhura
None found
Pas publikimit të rastit në media, Gjonaj ka reaguar dhe është shprehur se po i tërhiqtë vëmendjen. Mësohet se personi që është kërcënuar nga Gjonaj është mësues në zonë.
Reagimi i plotë i Gjonajt:
Unë jam korrekt në gjithçka, ajo është një video e sajume, ai është njeri imi në fakt. Unë po konsultohesha me qytetarin, nuk ka pasur fare lidhje me zgjedhjet dhe me fushatën, është e turpshme që kjo po përdoret. Është trajner i ekipit të fëmijëve, personi në fjalë është njeriu im.
Nuk ka pasur asnjë shkak që unë të përfshihesh në përplasje aty, ai është personi përgjegjës për ekipet e moshave, i tërhoqa vëmendjen që të mos i krijonte asnjë problem fëmijëve. Këta i sajojnë dhe duan që t’i përdorin në fushatë.
Vetëm indiferentizmi i policit tregon se sa e eksitume ka qenë gjendja aty, nuk ka pasur asnjë lloj problemi. Ska asnjë arsye për me e verifiku, se nuk bëhet fjalë as për konflikt dhe për asgjë./Albeu.com/
View this post on Instagram
