Silvio Berlusconi, kryeministër katër herë i Italisë, është diagnostikuar me leuçemi, tha sot një burim i njohur me këtë çështje.
Ky burim ka konfirmuar informacionin nga gazeta italiane Corriere della Sera.
86-vjeçari Berlusconi ndodhet në spital që prej ditës së djeshme, të mërkurën, në repartin e terapisë intensive të klinikës së kardiologjisë të spitalit San Raffaele në Milano, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.