Audrey Glover do të drejtojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri.
Glover do të drejtojë ekipin e 324 vëzhguesve që do të monitorojnë zgjedhjet ën vendin tonë.
Kjo nuk është hera e parë që Audrey Glover vjen në Shqipëri për të monitoruar një proces zgjedhor.
Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996 për t’u rikthyer sërish në vendin tone për zgjedhjet e vitit 2009. Audrey Glover mbikëqyri gjithashtu zgjedhjet e vitit 2015 si dhe tashmë pritet të monitorojë procesin e zgjedhjeve të këtij viti që do të mbahen me 14 Maj.
/AlbEu.com/