Deputeti i PD-së, Dash Sula, deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se vendimet në të ashtuquajturën kryesi të PD-së që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj janë marrë nga ky i fundit dhe dy deputetë të tjerë, emrat e të cilëve ai nuk dëshiroi t’i bënte të ditur. Sula madje tha se, edhe pse grupi parlamentar dhe kryesia vendosën që të mos nxirrnin kandidat për Vaun e Dejës, ai u çua në mesnatë nga Alibeaj.
Sula: Në diskutimin dhe debatin që është bërë në grupin parlamentar, nga 20 e ca deputetë që kemi qenë aty, vetëm 2 kanë qenë pro nxjerrjes së kandidatëve në Tiranë, ndërsa të gjithë të tjerët kundër.
Rakipi: Vetëm 2? Po ata qenkan të fuqishëm! Kush janë këta?
Sula: Tani, nuk thuhet.
Rakipi: Pra të gjithë kundër?
Sula: Jorida Tabaku, Gazment Bardhi..
Rakipi: Alibeaj dhe Basha?
Sula: Ta vazhdoj më tej. Ky vendim është marrë në kryesi, në të ashtuquajturën kryesi të PD-së.
Rakipi: Po kush ka qenë tjetër, se dy kanë qenë? Alibeaj njëri?
Sula: Jo përveç Alibeajt kanë qenë edhe dy të tjerë.
Rakipi: Po kush janë dy të tjerët?
Sula: Po nuk ia vlen, të lutem!
Në Vaun e Dejës grupi parlamentar ka qenë kundër për të patur kandidat, edhe kryesia ka qenë kundër, dhe çuditërisht ka shkuar kandidat në ora 23.55, vetëm me firmën e Alibeajt.